TURQI - Viti 2025 ka nisur në mënyrë fantastike për talentin shqiptar Ernest Muçi, i cili ka realizuar një gol me shumë klas në ndeshjen mes Beshiktashit dhe Rizesporit, të vlefshme për javën e 18-të të kampionatit turk.
Në minutën 45+3, Muçi demonstroi aftësitë e tij të jashtëzakonshme me një lëvizje mjeshtërore. Ai shtriu në tokë një kundërshtar, duke e udhëhequr topin bukur në hyrje të zonës dhe përfundoi aksionin me një goditje të saktë me të djathtën, duke rikthyer baraspeshën në 1-1.
Ky gol spektakolar i Muçit tregon potencialin e madh të talentit shqiptar dhe është një sinjal i fuqishëm për vazhdimësinë e tij në një prej klubeve më të njohura të Turqisë.