Turqi, gjendet i vdekur një nga themeluesit e 'Kaskave të Bardha' siriane, dyshohet se është vrarë

Turqi, gjendet i vdekur një nga themeluesit e 'Kaskave të Bardha' siriane, dyshohet se është vrarë

Një nga themeluesit e organizatës humanitare siriane "Helmetat e Bardha" u gjet i vdekur këtë mëngjes pranë banesës së tij në Stamboll.

Sipas agjencisë ‘France Press’, James Le Mesurier, një ish ushtar britanik, themelues i grupit Mayday Rescue, ishte hedhur nga ballkoni i banesës së tij.

Burime hetimore turke kanë raportuar për Reuters se policia po heton me vetëvrasje, por nuk ka hedhur poshtë as versionin e vrasjes. Gjithësesi shkaqet e vdekjes nuk janë të qarta.

Në vitin 2013, Le Mesurier së bashku me grupin e tij kishin ndihmuar në formimin dhe më pas financimin, me fonde nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, agjensitë e KB dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i shumë vendeve, ‘Helmetat e Bardha’, një grup vullnetarësh sirianë të angazhuar për shpëtimin e viktimave të bombave në Siri.

Për kontributin e tij për të mbështetur viktimat e luftës në Siri, Le Mesurier ishte dekoruar edhe nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 2016.

Të Premten, Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, e kishte akuzuar Le Mesurier si spiun për shërbimet sekrete britanike.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi