TURQI- “Twitter-i” mund të përdoret sërish në Turqi. Pas vendimit të Gjykatës Supreme turke ditën e djeshme, e cila hodhi poshtë vendimin e kryeministrit Erdogan për të bllokuar rrjetin social, autoriteti i Telekomunikacionit turk hoqi “Twitter-in” nga lista e adresave të internetit të bllokuara.
Sipas Gjykatës bllokimi i rrjetit social shkel të drejtat e individit dhe lirinë e të shprehurit.
Kryeministri Rrexhep Taip Erdogan bllokoi “Twitter-in” pasi në javët e fundit në këtë rrjet social ishin postuar telefonata të përgjuara ndërmjet zyrtarëve të qeverisë. Me arsyetimin se këto regjistrime ishin të manipuluara apo ndërhyrje në jetën private, vendosi të bllokonte “Twitter”, si dhe “Youtube”.
Ndër regjistrimet telefonike ishte dhe biseda e tij me të birin Bilal, ku i kërkonte të largonte nga shtëpia rreth 1 milionë euro, vetëm pak minuta pasi një operacion anti-korrupsion i policisë çoi në arrestimin e disa personave, ndër të cilët dhe 3 fëmijët e ministrave të kabinetit qeveritar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com