Stamboll, Turqi, është hedhur sot shorti për fazën e grupeve të Champions League, për sezonin 2022-2023, ku 32 skuadra europiane mësuan kundërshtarët e tyre në turneun më të rëndësishëm europian. Grupi i ‘Ferrit’ mund te konsiderohet padiskutim Grupi C ku bëjnë pjesë  Bayern, Barcelona, Inter dhe Plzen. Milani do të përballet me londinezët e Çelsit, ndërsa italianët e tjerë, Juventusi do të përballet me yjet e Paris SG.

Grupi A, Ajax Liverpool, Napoli, Rangers

Grupi B, Porto, Atletico, Leverkusen dhe Club Brugge

Grupi C, Bayern Mynchen, Barcelona, Inter, Plzen

Grupi D, Frankfurt, Tottenham, Sporting CP dhe Marseille

Grupi E, Milan, Chelsea, Salzburg, Dinamo Zagreb

Grupi F, Real Madrid, Leipzig, Shakhtar, Celtic

Grupi G, Man City, Sevillia, Dortmund, Kopenhagen

Grupi H, Paris SG, Juventus, Benfika, Maccabi Haifa