Presidenti francez Emmanuel Macron doli për vrap mëngjesin e sotëm në rrugët e Ankarasë përpara se të merrte pjesë në Samitin e NATO-s.

Macron u filmua në Parkun Segmenler në lagjen Cankaya të qytetit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe pothuajse të gjitha ambasadat e huaja.

I shoqëruar nga ekipi i tij i sigurisë, Macron përshëndeti kalimtarët gjatë vrapimit.