Turqi/ Kamerieri dyshohet se goditi me shuplakë të riun, plas sherri mes pushuesve dhe stafit të një hoteli (VIDEO)

Një sherr masiv ka shpërthyer mes një grupi pushuesish, përfshirë dhe britanikë dhe stafit të një hoteli turk, ku si fillim ka nisur si përleshje fizike dhe më pas kanë vazhduar goditjet me karrige.

Sipas raportimeve sherri ka vazhduar pasi një kamerier dyshohet se ka goditur me shuplakë një të ri për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, përleshja dyshohet se ka ndodhur në fund të muajit të kaluar (31 korrik) në hotelin Mirage World në İçmeler, Turqi.

Pamjet e videos u shpërndanë në Facebook nga një pushues i quajtur Sean Reay më 5 gusht.

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin