Ministria turke e Punëve të Brendshme ka pezulluar ditën e djeshme 635 anëtarë të forcave të sigurisë.

Pezullimi i tyre ka ardhur duke i akuzuar ata për lidhje me organizatat terroriste dhe për kërcënim ndaj sigurisë kombëtare, raporton agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Ajansi.

Sipas autoriteteve kanë njoftuar se 76 nga forcat e pezulluara, të përshkruara si roje fshatrash, ishin të përfshirë në trafikimin e drogave, qenieve njerëzore dhe mallrave, sipas këtij raportit të Ministrisë.

Ministria ka njoftuar gjithashtu se këto pezullime janë të përkohshme, duke pritur një vendim përfundimtar.