Turqi, 32 000 persona arrestohen
në kuadër të puçit të dështua

Turqi, 32 000 persona arrestohen<br />në kuadër të puçit të dështua
Ministri turk i drejtësisë, Bekir Bozdag njoftoi sot se rreth 32 000 persona janë arrestuar në kuadër të hetimit mbi tentativën për grusht shteti që ndodhi më 15 korrik në Turqi.

“Që prej 15 korrikut, hetimet mbi rreth 70 000 persona u hapën dhe rreth 32 000 persona u arrestuan”, deklaroi Bozdag për kanalin televizv NTV.

“Arrestime të tjera mund të ndodhin …gjithashtu disa nga personat e arrestuar mund të lirohen nën kontroll gjyqësor dhe disa të tjerë të lirohen krejtësisht pa asnjë dënim që të peshojë mbi ta”, vazhdoi ministri.

Ankaraja akuzon ish-predikuesin Fetullah Gulen për tentativën e grushtit të shtetit në Turqi më 15 korrik. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid