Turqi, nis prishja e ndërtesave laike
do ndërtohen kazerma e xhami

Turqi, nis prishja e ndërtesave laike<br />do ndërtohen kazerma e xhami
 Ekskavatorë të shumtë po i japin fund kopshteve  në Gezi Park, në sheshin qendror në Stamboll. Këtu ndodhi pikërisht edhe revolta në maj 2013 gjatë të cilës pati edhe përplasje mes shumë manifestuesve.

Ata kundërshtonin qeverinë konservatore e cila në atë kohë donte të priste pemët shekullore për të ndëtuar një qendër komerciale. Madje ministri i kulturës u shpreh se do të prishet edhe qendra kulturore Ataturk ndërtesa simbol i Turqisë laike.

 “Një kazermë ushtarake do të ndërtohet  e doni apo jo si dhe një muze historik. Më pas do të jetë radha e një xhamie e më pas  do të ndërtohet pallai i parë i Operas” u shpreh presidenti Erdogan.
 
Ministri i Kulturës Nabi Avci u betua se projekti  nuk ka lidhje politike, sepse nëse nuk prishet qendra tregtare do të bjerë vetë, pasi e ka mbyllur ciklin e saj.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin