TURQI - Në Turqi ka përfunduar tuneli nënujor i cili lidh Azinë me Europën. Tuneli i quajtur Marmaray, është 13.6 kilometra i gjatë. Ai kushtoi 2.8 miliardë dollarë dhe u deshën nëntë vjet për t’a përfunduar. Tuneli ndodhet 1.4 kilometra nën shtratin e detit.

Pasi të vihet në punë, trenit do t’i duhen vetëm katër minuta për të udhëtuar nga Azia në Europë dhe do të mund të transportojë 1.5 milionë pasegjerë në ditë. Ndërkohë një tren i shpejtësisë së lartë pritet të përfundojë në vitin 2014 brenda tunelit Marmaray, ai do të lidhë Stambollin me kryeqytetin e Azerbajxhanit, Bakun.

Tuneli përfundoi ditën e martë, e cila është dita e 90 vjetorit të krijimit të shtetit Turk. Prezent të ceremoninë e inaugurimit ishte Kryeministri Rexhep Taip Erdogan dhe Presidenti Abdullah Gul. Gjithashtu të ftuar ishin edhe lider politikë nga Rumania, Somalia e vende të tjera.

Duke folur në ceremoni, Kryeministri turk Erdogan e përshkroi projektin si të parin ne llojin e tij, i cili lidh Azinë me Europën.


(v.gj/shqiptarja.com)