TURQI - 6 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, pak orë para fillimit të zgjedhjeve vendore në Turqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në jug të vendit, ku mbështetësit e dy rivalëve politik u përleshën mes tyre. 4 persona humbën jetën në fshatin e Yuvack, në provincën e Sanliurfa, ndërkohë që dy të tjerë në provincën e Hatay. Autoritetet bënë të ditur se viktimat ishin pjestarë të familjeve të rivalëve politikë.
Në Turqi po votohet në zgjedhjet për kryetar komune. Këto zgjedhje zhvillohen disa ditë pas skandalit të korrupsionit i cili ka goditur qeverinë turke.
Në një telefonatë të përgjuar dhe të hedhur në internet, kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan i kërkon djalit të tij Bilal të largojë të gjitha paratë nga shtëpia, vetëm pak minuta para se policia të arrestonte disa persona gjatë një operacioni anti-korrupsion.
Mes tyre ishin dhe 3 fëmijë të ministrave të kabinetit qeveritar. Disa ditë më parë Erdogan urdhëroi ndalimin e përdorimit të Youtube dhe Twitter në të gjithë Turqinë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com