Turqi, përkujtimi i tragjedisë me
protesta, Putin në Stamboll

Turqi, përkujtimi i tragjedisë me<br />protesta, Putin në Stamboll
Shënohen sërish përplasje në Turqi, ku policia ka shpërndarë me gazlotsjellës manifestantët të cilët po përpiqeshin të mblidheshin për të kujtuar përvjetorin e masakrës të kryer nga ISIS ku mbetën të vrarë rreth 100 persona.

Forca të shumta policie u shpërndanë në qytet për të shmangur grumbullimet publike duke lejuar vetëm familjarët që të vendosin lule në vendin e sulmit. Ndërkohë po ditën e sotme në Turqi pritet  të mbërrijë edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin i cili do të takohet me homologun Erdogan.

Ky takim vjen një vit pas përplasjeve sa i përket çështjes shumë të debatuar të rënies së avionit rus në kufi me Sirinë. Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe çështjet energjitike dhe projekti për qendrën e parë bërthamore turke.
 
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011