ANKARA- Kryeministri turk nuk dorëzohet dhe deklaron se nuk ka aspak ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave dhe akuzave për korrupsion që detyruan dorëheqjen e tre ministrave të kabinetit të tij.
Fëmijët e tyre janë ndër dhjetra persona tw arrestuar në një hetim masiv korrupsioni. Policia po heton akuzat për transferta të jashtëligjshme parashë drejt Iranit dhe dyshimeve për rryshfet në disa projekte ndërtimi.
Në një tubim jashtë aeroportit kryesor të Stambollit dje në mbrëmje, Erdogan premtoi se do të luftojë kundër asaj që e cilësoi si sfida më e madhe e qeverisë së tij në 11 vjet në pushtet. Ndërkaq ai bëri thirrje për një hetim mbi atë që e cilësoi si një fushatë të pisët.
"Ata që kërkojnë hetim për korrupsion janë të korruptuar vetë"-tha Erdogan i cili nuk harroi tu bëjë thirrje mbështetësve të votojnë për partinë e tij në zgjedhjet lokale të janarit. Ndërkohë po dje në mbrëmje policia qëlloi sërish me gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër protestuesve që ishin mbledhur në sheshin Taksim të Stambollit. Ndërkaq protesta pati edhe në Ankara dhe Izmir, ku protestuesit thërrisnin "kapeni hajdutin" duke kërkuar dorëheqjen e Erdogan.
Të mërkurën (25 dhjetor) Erdogan riformatoi gjysmën e qeverisë duke emëruar 10 ministra të rinj pas konsultimeve me presidentin Abdullah Gul.
Analistët besojnë se skandali vjen si pasojë e luftës për pushtet mes qeverisë së Erdogan dhe një kleriku mysliman me influencë në SHBA të quajtur Fetullah Gulen, i cili ka shumë mbështetës brenda policisë dhe gjyqësorit në Turqi. Ndërkaq dhjetra zyrtarë policie dhe gjyqësore janë shkarkuar që prej arrestimeve të para 10 ditë më parë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com