TURQI- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë pjesë në inaugurimin e Tunelit Euroazia me ftesë të presidentit të Turqisë, Tayyip Erdoğan.
E pranishme ishte dhe zonja e parë Odeta Nishani, si dhe personalitete të njohura turke dhe të huaja.
Presidenti Nishani do të vijojë vizitën zyrtare në Kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ku do të zhvillojë takime zyrtare me Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, si dhe do të vendosë një kurorë me lule në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut.
Tuneli Euroazia, kalon nën shtratin e detit dhe lidh pjesën evropiane me atë aziatike të qytetit të Stambollit në Turqi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO