STAMBOLL- Mijëra njerëz protestuan në Stamboll kundër planeve të qeverisë për urbanizimin, si dhe ndaj skandalit të korrupsionit, ku janë arrestuar dhjetëra njerëz, përfshi dhe fëmijë ministrash të kabientit Erdogan.
 
Policia turke përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit, të cilët u mblodhën në sheshin Kadikoy të kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan të partisë në pushtet “Drejtësi dhe Zhvillim”.
 
Kryeministri Erdogan ka dënuar hetimet për korrupsion si veprime të “aleancave të zeza” dhe ka pohuar se do t’i demaskojë njerëzit e përfshirë në të. Madje ai ka pasur dhe një reagim ndaj hetimit me heqjen nga puna të disa policëve dhe zyrtarëve të policisë për bashkëpunim me hetimet pa marrë leje.

Redaksia Online
(g.m/e.s/shqiptarja.com)