Zjarri në pyllin afër Antalias, vdesin 3 persona në Turqi! Evakuohen banorët e 34 fshatrave në Turqi

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë të vendosur në terapi intensive nga djegiet e rënda që kanë si pasojë e një zjarri në Turqi, i cili po vazhdon të jetë aktiv për të dytën ditë radhazi.

Zjarri i cili nisi në një pyll afër Antalias, po përhapet edhe në rrethinat përreth. 

Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndikuar në përhapjen e flakëve përreth qytetit Manavgat, 75 kilometra në lindje të qytetit turistik, Antalia dhe në fshatrat përreth tij.

Autoritetet i kanë evakuuar 18 fshatra dhe distrikte në Antalia, përderisa 16 fshatra të tjera janë duke u evakuuar në provincat fqinje, Adana dhe Mersin.

Aktualisht vatra zjarri kanë shpërthyer në Adana, Osmaniye. Mersin, Kytahya, Didim, Bodrum dhe Marmaris.

Pamjet televizive shfaqën ndërtesa banimi të djegura dhe njerëzi duke ikur nëpër fusha, ndërsa zjarrfikësit u përkrahën nga helikopterët në luftën kundër zjarreve.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, edhe pse për këtë periudhë të vitit ato janë tejet të zakonshme e verës, megjithëse disa persona janë fajësuar për zjarrvënie.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa