Turqi, stuhia e borës shkakton 13 viktima, temperatura -40 gradë Celsius në rajonin e Gële

Turqi, stuhia e borës shkakton 13 viktima, temperatura -40 gradë Celsius në rajonin e Gële

Stuhia e dëborës që goditi qytetin Hopa në brigjet veriore të Turqisë, përgjatë Detit të Zi ka shkaktuar 13 viktima.

Autoritetet thane se viktimat ishin refugjatë që po kalonin ilegalisht territorin turk në kufi me Iranin.

Prej stuhisë së bores teperatura në rajonin e Gële ka shkuar në – 40 gradë Celsius dhe prej rrëshqitjeve në rrugë janë shkaktuar dhjetëra aksidente.

Në Europë stuhia 'Ciara' ka shkaktuar nëntë viktima, në Francë, Gjermani, Çeki, Poloni dhe Itali.

Në 42 rajone të Francës autoritetet kanë ngritur alarmin portokalli teksa gati 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportet kryesorë të Francës dhe Gjermanisë.

Më 5 shkurt të paktën 16 persona humbën jetën si pasojë e shkëputjes së ortekëve të dëborës në një provincë pranë Bahcesehir në pjesën lindore të Turqisë.

Të gjithë viktimat ishin punëtorë të ekipeve të kërkim shpëtimit të cilët ndodheshin në zone ndërsa kërkonin për dy persona të zhdukur pasi ishin goditur nga një tjetër ortek i cili më parë i'u kishte marrë jetën 15 personave që udhëtonin me një minibus.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë