Pasagjerët dhe stafi i aeroportit Diyarbakir, në pjesën juglindore të Turqisë, janë strehuar në një ndërtesë të terminalit pas një sulmi me raketa, raportojnë mediat lokale.
Agjencia e lajmeve Dogan ka njoftuar se 4 raketa kanë rënë në afërsi të një pike kontrolli të policisë në orët e vona të 27 gushtit.
Guvernatori i Diyarbakir, Hyseyin Aksoy ka bërë të ditur se nga ky sulm nuk ka pasur viktima, prandaj menjëherë pas kaosit të krijuar fluturimet kanë filluar normalisht.
Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit, por dyshohet që pas kësaj ngjarje fshihen militantët kurdë. Qyteti Diyarbakir është kryesori në juglindje të Turqisë dhe dominohet nga kurdët.
/Shqiptarja.com