STAMBOLL- Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur paraditen e të premtes, kur një tren u përplas me një minibus që transportonte disa punonjës në qytetin Mersin në jug të Turqisë.
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, të cilat zbardhin edhe dinamikat e aksidentit. Sipas tyre, minibusi ishte duke transportuar punonjësit në një zonë industriale dhe teksa kalonte shinat është goditur nga një tren pasagjerësh që udhëtonte nga qyteti Mersin për në Adana.

Pamjet e përhapura nga mediat lokale, tregojnë se minibusi është përplasur në një anë të binarëve të trenit dhe ndihma e shpejtë ka mbërritur në vendngjarje për t`ju ardhur në ndihmë të plagosurve.

Në vitin 2004, një tren doli nga shinat teksa udhëtonte nga Stambolli për në Ankara, ku humbën jetën 36 persona dhe u plagosën 10 të tjerë, duke u cilësuar si një nga tragjeditë më të këqija hekurudhore.

 Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)