ANKARA-  Të paktën 7 persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në  godinën e Institutit të Statistikave në provicën Kars në lindje të Turqisë.

 Televizioni turk,  TRT Haber, tha sot se autori është një ish punonjës i këtij instituti i cili ishte pushuar nga puna. Pasi vrau 6 persona, autori vrau edhe veten.

Ndërkohë Al Jazeera raporton se bëhet fjalë për hakmarrje, pasi ish-punonjësi nuk kishte marrë dëmshpërblimin e tij pasi ishte pushuar nga puna.

Redaksia online
(ed/sg.shqiptarja.com)