STAMBOLL- Një avion ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Stambollit pasi një pasagjer ukrainas ka tentuar të marrë drejtimin e tij nën kërcënimin se kishte një bombë në bord.
Ai ka dashur ta drejtojë avionin drejt Sochit në Rusi, aty ku sot u hapën Lojërat Olimpike Dimërore.
"Ndërsa avioni ishte në ajër një prej pasagjerëve tha se kishte një bombë në bord dhe i kërkoi avionin ta drejtojë drejt Sochit”, -ka thënë një zyrtar Ministrisë turke të Transporitit për CNN Turk. Të bord bëhet e ditur se kishte 110 pasagjerët.
Avioni ishte nisur nga qyteti ukrainas Kharkovit dhe kishte destinacion Turqinë. Avioni është ulur në mënyrë të sigurtë në aeroportin turk, ndërsa autoritetet vendase kanë nisur kërkimet për të zbuluar nëse pasagjeri kishte vërtet një bombë me vete.
Të premten mbasdite është hapur ceremonia e Lojërave Olimpike Dimërore në Sochi të Rusisë mes sigurisë së lartë kundër sulmeve të mundshme terroriste.
(Në foto: Momentet e para kur ukrainasi ka hyrë në avion)
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com