TURQI - Një avion ushtarak sirian është rrëzuar pranë kufirit me Turqinë. Sipas raportimeve të mediave turke, avioni jet u godit nga 2 raketa të lëshuara nga territori turk. Lajmi u konfirmua nga vetë kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan i cili shtoi se avioni sirian u qëllua nga forcat e armatosura turke pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore të vendit.
Siç njofton BBC, Erdogan përgëzoi forcën e tij ajrore për veprimin duke ju drejtuar Sirisë: "Përgjigja jonë do të jetë e rëndë në qoftë se ju shkelin hapësirën ajrore tonë." tha Erdogan.
Situata në Siri vazhdon të mbetet e tensionuar. Më shumë se 100 mijë persona kanë humbur jetën që prej fillimit të luftës civile mes forcave të qeverisë dhe rebelëve në 15 mars të vitit 2011.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com