TURQI - Protestuesit janë përleshur me policinë gjatë ditës së martë në Stamboll, pas vdekjes së një 15 vjeçari, i cili ndodhej prej 9 muajsh në koma. Berkin Elvan u godit në kokë nga gazi lotsjellës i lëshuar nga policia, ndërsa po shkonte në dyqan për të blerë bukë. I riu ishte vetëm 15 vjeç kur ndodhi incidenti.
Protestuesit akuzuan si fajtor për vdekjen e adoleshentit kryeministrin e vendit, Rexhep Taip Erdogan. Presidenti turk Abdullah Gul i shprehu ngushëllimet familjes së 15 vjeçarit, të cilët i takoi 1 ditë para se Berkin të ndërronte jetë.
Situata në Turqi mbetet e tensionuar me protestuesit që kërkojnë largimin e kryeministrit Erdogan. Pak ditë më parë në internet doli dhe një bisedë telefonike mes kryeministrit të vendit dhe djalit të tij. Në telefonatë Erdogan i kërkoi të birit të largonte rreth 1 milionë euro nga shtëpia, vetëm pak minuta pasi një operacion anti-korrupsion i policisë çoi në arrestimin e fëmijëve të 3 ministrave të kabinetit të tij qeveritar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com