Një ushtar turk dhe tri anëtarë të dyshuar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit(PKK) u vranë sot në lindje të Turqisë pas një vale të re sulmesh nga radhët e rebelëve kurdë, njoftoi agjencia e lajmevepro-qeveritare “Anadoll”.

Luftimet u zhvilluan në afërsi të qytetit të Kagizmanit në krahinën Kars, gjatë një operacioni për vendosjen e rendit dhe sigurisë në këtë zonë.

Dy ushtarë turq u plagosën gjatë konfrontimeve dhe një prej tyre vdiq në spital nga plagët e marra, ndërsa tre militantë kurdëu vranë, sipas të njëjtit burim.ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)