STAMBOLL - Publikohen pamjet e kamerave të sigurisë së aeroportit të Stambollit, ku në të shihet se xhihadistja e shumëkërkuar Hayat Boumeddiene, pjesë e sulmeve terroriste në Paris javën e kaluar, teksa arrin në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit.
Videoja nga kamerat e sigurisë është publikuar nga policia turke dhe ku tregon partneren e sulmuesit të dyqanit në Paris, Amedy Coulibaly, duke kaluar kontrollin e pasaportave më datën 2 janar, së bashku me një burrë tjetër, ku sipas mediave turke bëhet fjalë për Mehdi Sabri Belhouchine.
Sipas autoriteteve turke mendohet se Hayat Boumeddiene ndodhet tashmë në Siri. Policia është në kërkim të saj, pasi Coulibaly dhe dy persona të tjerë të armatosur kanë kryer sulme terroriste në Paris, javën e kaluar.
Rreth 10,000 trupa janë vendosur në Francë, pas sulmeve. Hayat Boumeddiene është identifikuar si e dyshuar nga policia franceze, edhe pse ajo ka lënë Francën para sulmeve.
Ndërkohë po sot Ministri i Jashtëm i Turqisë ka thënë se ajo ka arritur në Turqi më 2 janar nga Madridi dhe se ka vazhduar për në Siri gjashtë ditë më vonë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO