Turqi/ Zjarri përfshin një hotel në një vendpushim skish në provincën Bolu! 10 viktima dhe 32 të plagosur (VIDEO)

TURQI - Një zjarr ka shpërthyer në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë veriperëndimore, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe 32 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 3:27 sipas orës lokale, në restorantin e një hoteli 12-katësh, ku ndodheshin rreth 234 persona.

 Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në X.

“Sot në orën 3:27 të mëngjesit u raportua për një zjarr në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya. Për fat të keq, numri i të vdekurve është rritur në dhjetë dhe numri i të plagosurve në 32”, njoftoi ministri në X.

Sipas mediave të huaja, Guvernatori Abdulaziz Aydin tha se dy nga 10 viktimat vdiqën pasi u hodhën nga paniku nga ndërtesa që digjej. Zyra e Aydin tha se 30 makina zjarrfikëse dhe 28 ambulanca u dërguan në vendngjarje për të shuar zjarrin.

Pamjet e transmetuara nga mediat lokale, tregojnë flakët që kanë përfshirë çatinë dhe katet e sipërme të hotelit.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa ekipet e emergjencës janë duke punuar për të përballuar situatën dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:04
Turqi/ Hoteli u përfshi nga zjarri, momenti kur ndërtesa është në flakë dhe evakuohen pushuesit (VIDEO)

 

Një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë veriperëndimore, u përfshi nga zjarri ditën e sotme duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe 32 të plagosur.

Në pamjet e publikuara në media, shihet se flakët kanë përfshirë hotelin prej druri me 12 kate duke u përhapur në të gjithë ndërtesën.

Mediat turke bëjnë me dije se pushuesit që u evakuuan nga hoteli janë vendosur në katër hotelet e tjera të qendrës, ndërkohë që ekipe të shumta zjarrfikësish nga Bolu dhe Gerede po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit.

G.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i Lushnjës/ Presidenti Begaj: Vetëvendosi aktin themeltar të shtetit, shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja

Kongresi i Lushnjës/ Presidenti Begaj: Vetëvendosi aktin themeltar të shtetit, shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja