Turqi/ Hoteli u përfshi nga zjarri, momenti kur ndërtesa është në flakë dhe evakuohen pushuesit

21 Janar, 10:09

Një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë veriperëndimore, u përfshi nga zjarri duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe 32 të plagosur.

Në pamjet e publikuara në media, shihet se flakët kanë përfshirë hotelin prej druri me 12 kate duke u  përhapen në të gjithë ndërtesën.

Mediat turke bëjnë me dije se pushuesit që u evakuuan nga hoteli janë vendosur në katër hotelet e tjera të qendrës, ndërkohë që ekipe të shumta zjarrfikësish nga Bolu dhe Gerede po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit.