Turqia: BE-ja është në anën e gabuar të historisë për Gazën

Turqia: BE-ja është në anën e gabuar të historisë për Gazën

Pamje nga bombardimet në Gaza

1699446104_pa.jpg

Pamje nga bombardimet në Gaza

Ministria e Jashtme turke deklaroi se Bashkimi Evropian është në anën e gabuar të historisë për Gazën, pasi kjo është një masakër që të kujton errësirën e Mesjetës.

"Ne i konsiderojmë të lavdërueshme përpjekjet e Bashkimit Evropian për të kritikuar qëndrimin parimor të Turqisë për luftën midis Hamasit dhe Izraelit. Bashkimi Evropian e gjen veten në anën e gabuar të historisë përballë një masakre që të kujton errësirën e Mesjetës", tha Ministria e Jashtme turke.

Po ashtu deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të kujtojë se politikat e bazuara në vlerat universale nuk mund të kufizohen në Ukrainë apo rajone të tjera të Evropës.

“Bashkimi Evropian duhet të kujtojë se politikat e bazuara në vlerat universale, të drejtën ndërkombëtare dhe parimet humanitare nuk mund të kufizohen në Ukrainë apo rajone të tjera të Evropës, por duhet të ndiqen universalisht, duke përfshirë Lindjen e Mesme”, tha Ministria e Jashtme turke.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite hyn në qendrën kryesore të Hamasit! Mbi 10 të vrarë gjatë një operacioni izraelit në Bregun Perëndimor! SHBA: Izraeli pranon të hapen dy korridore


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës