Një gjykatë penale në Turqi ka vendosur të ndalojë aksesin në disa faqe interneti, të cilat kanë publikuar karikaturat e revistës “Charlie Hebdo”. Ky veprim vjen pasi e përditshmja turke “Cumhurriyet” vendosi të botonte 4 faqe nga numri i sotëm i Charlie Hebdo në gjuhën turke.
Arsyetimi i ndalimit të aksesit në faqet e Vharlie hebdo u shpjegua nga gjyqtarja kështu: “Liria e fjalës nuk jep të drejtë për të thënë çfarëdo që dëshirojmë të thuhet. Ndonjëherë, liria e fjalës bie ndesh me të drejtat personale të dikujt tjetër. Të dyja garantohen me ligj, por në raste të caktuara njëri çmohet më shumë se tjetri”.
Edhe zv.kryeministri Yalcin Akdogan kritikoi faqen nëpërmjet një statusi në Twitter. “Dënojmë nxitjet, sulmet dhe provokimet ndaj muslimanëve ashtu siç kemi dënuar sulmin e Parisit”, shkruan Akdogan.
Ndërkaq, policia turke ka rritur sigurinë jashtë ambienteve të gazetës “Cumhurryiet” si një masë paraprake. Grupe të vogla demonsttuesisht pro-islamikë protestuan kundër saj në Ankara dhe Konia.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com