Qeveria turke vendosi të dërgojë 10 mijë trupa shtesë në juglindje të vendit në përpjkeje për t’i dhënë fund luftimeve me forcat kurde, ndërsa të paktën 9 persona humbën jetën këtë të mërkurë.

Gazeta turke proqeveritare “Yeni Safak” e konsideroi këtë si “operacion më të madhin në 10 vitet e fundit për të shpërbërë aktivitetin e milicive të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit”.

“Mes të vdekurve ishte edhe një fëmijë 11 vjeç”, sipas agjencisë kurde të lajmeve “Firat” që ndodhet në provincën Sirnal.

Ndërsa, ushtria turke ka njoftuar se “vrau tetë përkrahës të PKK-së gjatë këtyre luftimeve”.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)