TURQI- Ushtria turke bëri të ditur gjatë ditës së martë se ka ngritur 8 avionë F-16 për të patrulluar bregun e Detit të Zi, pasi gjatë ditës së hënë radarët zbuluan një avion spiun rus pak metra larg hapësirës ajrore të Turqisë.
Në një deklaratë në faqen zyrtarë të Forcave të Armatosura të Turqisë shkruhet se një avion spiun rus IL-20 u zbulua në ujërat ndërkombëtare, fare pranë territorit me Turqinë.
Lajmi bëhet i ditur ndërkohë që situata në rajonin e Detit të Zi po rëndohet çdo ditë e më shumë, pas zbarkimit të trupave ruse në gadishullin autonom të Krimesë, e cila është pjesë e Ukrainës.
Gjatë ditës së sotme, presidenti rus Vladimir Putin bëri të ditur se Rusia ka të drejtë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur minoritetet rusë-folëse në Ukrainë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com