Turqia dhe Greqia ulin tonet, Tsipras vizitë dy ditore në Ankara, takim me Erdogan
Tsipras dhe Erdogan gjatë një takimi mes tyre
Kryeministri grek Alexis Tsipras do zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi ku do të takojë edhe presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan. Vizita e Tsipras nis të martën dhe ai do të qëndrojë në Turqi deri ditën e mërkurë. Mediat greke raportojnë se Tsipras do t’i shtrojë përsëri Erdoganit çështjen e Egjeut, duke i kërkuar atij të qetësojë tensionet e shkaktuara nga shkeljet e përditshme të hapësirës ajrore greke, nga ana e avionëve ushtarakë turq. Gjithashtu do të diskutohen çështjet e mprehta të krizës së emigracionit, marrëdhëniet e acaruara të Ankarasë me BE-në dhe do të synohet përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe.
Orët e fundit, në një mbledhje me ekspertët e Ministrisë së Jashtme, të Mbrojtjes dhe të Ekonomisë, kryeministri Tsipras është përgatitur edhe për përballimin e kërkesave të palës turke, që kanë të bëjnë me çështjen e Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE), çështjen qipriote, atë të minoritetit mysliman në Trakë, si dhe dorëzimin e 8 ushtarakëve turq, që u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti.
Tsipras do të takojë presidentin Erdogan në Ankara, ditën e martë, e pas takimit do të pasojë edhe një konferencë për shtyp. Ndërsa të mërkurën, ai do të shkojë në Stamboll, ku do të takojë Patriarkun Ekumenik, Bartolomeo. Kjo është hera e katërt, që kryeministri grek shkon në vendin fqinj dhe takohet me Erdoganin. Vizita kryhet në një moment kur marrëdhëniet e Athinës me Uashingtonin kalojnë ditët e tyre më të mira, e teksa një klimë krejtësisht e kundërt ekziston midis presidentëve Trump dhe Erdogan.
Me këtë avantazh në politikën e saj të Jashtme, qeveria greke këmbëngul që përveç uljes së tensioneve, të mbajë të hapura urat e komunikimit me Ankaranë, duke ruajtur rolin negociues të saj mes Turqisë dhe BE-së, të arrijë bashkëpunim të ngushtë për krizën e refugjatëve dhe të rrisë marrëdhëniet ekonomike me fqinjin e saj lindor.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim ndërkombëtar, dërgohet për gjykim 40-vjeçari! Bëri thirrje në rrjetet sociale për heqjen e pllakatit të Erdogan në Laç: S’mund të vendosen simbole të një vendi që na ka pushtuar
25 Tetor, 09:09
-
Erdogan zotohet për shfarosje të lëvizjes FETO dhe përndjekje të mbështetësve të Gulenit
22 Tetor, 20:07
-
Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Miqësi e palëkundur, theksuam vendosmërinë për të luftuar FETO-n
12 Tetor, 22:43
-
Erdogan vizitë dyditore në Beograd, takim me Vuçiçin! Presidenti serb: Turqia, investitor i rëndësishëm në Serbi
11 Tetor, 12:49
-
Turqia i dhuron ushtrisë dronë kamikazë, Rama: S'godasim askënd por me ta jemi të pagoditshëm! Erdogan në Tiranë: Të vijojmë luftën kundër FETO, rrisim vëllimin tregtar në 2 mld $
10 Tetor, 13:52
-
Erdogan në Tiranë/ Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-turke në ditët më mira, e para për investimet e huaja në janar-qershor, e dyta për tregtinë
10 Tetor, 11:07
-
Erdogan në Tiranë, anulohet seanca në Kuvend! PD paralajmëroi kaos: Vendim personal i Spiropalit, antikushtetues! Reagon kryetarja: Reflekto mbi degradimin etik
10 Tetor, 07:52
-
Erdogan sot në Tiranë, ‘blindohet’ kryeqyteti! Ja rrugët që bllokohen dhe oraret
10 Tetor, 07:41
-
Vizita e Erdogan në Shqipëri/ Me Ramën zotohen të thellojnë bashkëpunimin! Dega e Universitetit teknik të Stambollit hapet në Tiranë! Pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë niset drejt Beogradit
10 Tetor, 07:17
-
Erdogan nesër në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Myftinia e Tiranës: Do e drejtojë imami Gazment Teqja! Mungon Spahiu i KMSH
9 Tetor, 08:35
-
Xhamia e Namazgjasë hapet më 10 tetor me bekimin e Erdogan e Ramës! Myslimanët do përfaqësohen nga myftiu i Tiranës, jo kryetari Spahiu
8 Tetor, 18:46
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid
8 Tetor, 10:55