Turqia do hakmerret ndaj sanksioneve të SHBA-së

Turqia do hakmerret ndaj sanksioneve të SHBA-së

‘’Turqia do të hakmerret kundër sanksioneve të mundshme nga Uashingtoni’’, tha të premten ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar Turqinë me sanksione për shkak të marrëveshjes me Rusinë për blerjen e sistemit raketor S-400.

"Nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin ndonjë veprim negativ ndaj nesh, ne gjithashtu do të ndërmarrim hapa reciproke", tha Mevlut Cavusoglu.

Kathryn Wheelbarger ushtruese e detyrës së ndihmëses së sekretares amerikane të Mbrojtjes, tha muajin tha se pasojat do jenë “shkatërruese” për bashkëpunimin e Turqisë me NATO-n, nëse Ankaraja blen sistemin raketor rus.

Wheelbarger sqaroi gjithashtu se blerja e tyre do dëmtonte aftësinë e Turqisë për të punuar me aleancën perëndimore dhe do detyronte Uashingtonin të vendoste sanksione ndaj Ankarasë.

SHBA-ja është shprehur se raketat S-400 janë kërcënim për avionët e saj luftarakë F-35.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 15/06/2019 07:01

    Deklarata e ketij katunarit turk te ben me qesh.Po ty mer katunar per 1 dite america ta çoj liren per lesh.Çfare do i besh ti americes mer katunar turk?Rrini ndigjoni pordhet e Erdogani,se derrin mren e keni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja