Turqia është e vendosur të kthejë në Gjermani 20 anëtarë të milicëve terroristë të “Shtetit Islamik, (ISIS). Këtë e bëri të ditur drejtori i komunikimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas të dhënave, ushtria turke që nga fillimi i ofensivës në Sirinë e Veriut para një muaji ka kapur katër anëtarë gjermanë të IS-it. 16 të tjerë qytetarë gjermanë janë në qendrat e dëbimit për shkak të pjesëmarrjes në organizatën terroriste të ISIS.
Turqia nuk është “hotel” për anëtarë të IS-it, organizatës terroriste, i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, bëhet e ditur në Ankara. Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu kritikon shtetet europiane.
Që në fundjavë ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu kishte deklaruar, se “nuk jemi hotel për askënd”. Në të njëjtën kohë ai kritikoi, që disa shtete europiane ia kanë hequr nënshtetësinë të dyshuarve të IS-it. Kjo është “e papranueshme dhe e papërgjegjshme”. Vende si Britania e Madhe apo Holanda, vende nga të cilat vijnë disa të burgosur prej ofensivës turke në Sirinë veriore duan t’ia bëjnë të lehtë vetes, tha Soylu.
Ofensiva e Turqisë në tetor, që ndërkohë u ndal për shkak të një armëpushimi, drejtohet së pari kundër milicëve kurdë të YPG-së. Qeveria në Ankara shikon tek ajo, një degë siriane të partisë së ndaluar punëtore kurde, PKK dhe e lufton si organizatë terroriste. Edhe organizata “Forcat Demokratike të Sirisë”, SDF e dominuar nga kurdët ka kapur një numër milicësh të huaj të IS-it të ardhur nga vendet europiane. Mjaft shtete europiane e kanë refuzuar ripranimin e tyre.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia Federale e Gjermanisë dhuron 345 mijë euro pajisje për Kufirin, Institutin Shkencor dhe Departamentin e Krimit! Proda: Do ndihmojnë për luftën ndaj krimit të organizuar
14 Shkurt, 12:59
-
Trump publikon pamjet e bombardimeve të ushtrisë amerikane ndaj bazave të ISIS në Somali (VIDEO)
3 Shkurt, 17:55
-
Trump godet ISIS, ushtria amerikane shënjestron grupin militant në Somali: Kërcënuan SHBA-në dhe aleatët tanë
1 Shkurt, 19:52
-
Ekstradimi i Dritan Rexhepit, kryepolici Proda takon ambasadorin e Turqisë: Operacione dhe ekipe të përbashkëta hetimore!
9 Janar, 16:28
-
Sulmi terrorist në SHBA, shkon në 15 numri i viktimave, 35 të plagosur! Biden: Vrasësi, veteran amerikan i frymëzuar nga ISIS! Zbulohen pamjet e sulmit (VIDEO)
2 Janar, 07:44
-
Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste
16 Dhjetor 2024, 17:48
-
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
13 Dhjetor 2024, 07:44
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor 2024, 19:29
-
VIDEO/ Brenda burgut të frikshëm, ku Assad ekzekutoi 30 mijë njerëz
9 Dhjetor 2024, 10:50
-
Rënia e Assadit/ Al Jolani zgjedh kryeministrin e ri për qeverinë tranzitore, besnik i tij! Lirohen të burgosurit e regjimit
9 Dhjetor 2024, 09:41
-
Siria/ Efekti domino: Nga Damasku në Kiev, balancat e reja botërore
9 Dhjetor 2024, 07:52