'Turqia gjenocid ndaj shqiptarëve' / Gjergj Dedaj emërohet ambasador i Kosovës në Maqedoni, protestojnë turqit
Gjergj Dedaj, emërohet ambasador në Maqedoni. Ka qenë vetë Dedaj i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se është emëruar nga presidenti Thaçi në detyrën e re në Shkup.
Gjergj Dedaj, ambasadori i ri i Kosovës në Maqedoni
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, emërohet ambasador në Maqedoni. Ka qenë vetë Dedaj i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se është emëruar nga presidenti Thaçi në detyrën e re në Shkup.
”Ne një mision te ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën ! Falënderoj Presidentin e Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, për besimin dhe dekretimin tim, për Ambasador/Shef i Misionit Diplomatik, te Republikës se Kosovës, ne Republikën e Maqedonisë”- ka theksuar Dedaj.
Dekreti i emërimit të Gjergj Dedajt ambasador në Maqedoni
Dedaj shkaktoi polemika pak ditë më parë kur akuzoi Turqinë dhe Serbinë se kanë kryer masakra dhe gjenocid ndaj shqiptarëve. Pas këtyre deklaratave të tij, deputetët e grupit 6 +, në takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i kërkuan shkarkimin e Dedajt nga detyra e lartë shtetërore, për shkak të ofendimeve dhe sharjeve të cilat sipas tyre, ky i fundit i ka bërë në drejtim të shtetit turk dhe këtij komuniteti që jeton në Kosovë.
Reagojnë turqit e Maqedonisë, letër Ivanovit
Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni (PLT) ka dërguar reagim me shkrim deri tek presidenti Gjorge Ivanov dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në lidhje me emërimin e Gjergj Dedaj për ambasador të Kosovës në Maqedoni.
Jemi kategorikisht kundër që një person me mentalitet fashizoid dhe primitiv të jetë ambasador në vendin tonë, i cili në çdo segment maksimalisht mundohet të promovojë multietnicitetin. Jemi të bindur se pranimi i një personi të tillë si ambasador në Maqedoni, do të rezultojë negativisht në marrëdhëniet multietnike, por edhe në miqësinë mes Maqedonisë dhe Turqisë.
Theksohet në reagimin e PLT-së
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4468
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47