Turqia i përgjigjet sulmit të Sirisë
Parlamenti turk: "Po" ndërhyrjes
Parlamenti turk autorizon trupat ushtarake të kalojnë në territorin sirian nëse do të kërkohet nga qeveria. Kjo kërkesë erdhi si pasojë e një mbledhje plenarë emergjente, në përgjigje të qeverisë për të ndërhyrë ushtarakisht, pasi 2 gra dhe tre fëmijë u vranë nga një murtajë në kufi me Sirinë. Erdogan: "Nuk duam luftë por mos na provokoni"
ANKARA- Turqia përgjigjet dhe bombardon sërish Sirinë pas bombardimit të ushtrisë siriane në një fshat kufitar turk të mbrëmjen e së mërkurës lanë të paktën pesë të vrarë dhe plagosën nëntë persona të tjerë. Ankaraja i është përgjigjur direkt me sulm duke qëlluar objektiva në Siri në përgjigje të asaj çka e konsideron "akt mizor".Qeveria turke pretendon se kriza siriane është një kërcënim për sigurinë e vendit dhe i kërkoi Parlamentit të miratojë operacionet ushtarake jashtë kufijve kombëtarë.
ERDOGAN: NUK DUAM LUFTE, POR MOS NA PROVOKONITurqia nuk do ti shpall luftë Sirisë. Lajmi është dhënë dje pasdite në një konferencë për shtyp të kryeministrit Erdogan.
"Turqia nuk ka në plan të hyj në luftë me Sirinë. Ne nuk jemi të interesuar për një luftë dhe duam paqe", -tha Erdogan për gazetarët.
Nga ana tjetër, kryeministri turk nënvizoi se republika e Turqisë ka të gjitha kapacitet për tu mbrojtur dhe paralajmëroi Sirinë që të mos provokonte dhe testonte kufirin e saj. “Ne jemi një shtet që mbrojmë qytetarët dhe kufirin tonë për këtë askush nuk duhet të provojë të na testojë”, tha Erdogan.
Më herët parlamenti turk autorizoi që trupa ushtarake te viheshin në operacione luftarake ne kufirin me Sirinë dhe vetëm disa orë më pas kryeministri turk Erdogan zbuti tonet duke sqaruar se nuk është në qëllimin apo dëshirën e vendit të tij që të bëjë luftë.
PARLAMENTI I THOTE PO
Parlamenti turk autorizon trupat ushtarake të kalojnë në territorin sirian nëse do të kërkohet nga qeveria. Kjo kërkesë erdhi si pasojë e një mbledhje plenarë emergjente, në përgjigje të qeverisë për të ndërhyrë ushtarakisht, pasi 2 gra dhe tre fëmijë u vranë nga një murtajë në kufi me Sirinë. Votimi kaloi me 320 pro dhe 129 kundra. Ky vendim i jep të drejtën qeverisë turke që përgjatë një viti të dërgojë trupa në Siri dhe të kryejë sulme ajrore kundër objektivave siriane. Gjithsesi sipas burimeve qeveritare, Turqia është shprehur se nuk ka ndërmend t’i hapë luftë Sirisë. Zëvendëskryeministri Besir Atalay, tha se prioriteti mbetet veprimi në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare.
Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet më vonë, pas kërkesës së Turqisë për të marrë masat e duhura. Tensioni bëri që NATO të thërriste një takim urgjent në Bruksel në orët e vona të së mërkurës me kërkesën e Turqisë. NATO-ja lëshoi një deklararë në të cilën e dënon sulmin.
BOMBARDIMET
Nderkohë gjatë natës Ankaraja ka sulmuar. Bombardimet kanë qenë intensive, edhe mëngjesin e sotëm në qytetin Tal Abyad, afro 10 kilometra nga kufiri turk. Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut me qendër në Londër, njoftoi se disa oficerë të forcave të sigurisë siriane, janë vrarë në Rasm al-Ghazal. Qeveria e Ankarasë pritet të kërkojë shumë shpejt autorizimin e operacioneve ndër kufitare të forcave ushtarake në Siri.
SHBA, FRANCA E BRITANIA DENOJNE SULMIN SIRIAN Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar gjithashtu veprimet e Sirisë. Rusia e cila është aleate e qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad i ka kërkuar Damaskut të pranojë se sulmi në territorin turk ishte një aksident tragjik dhe se nuk do të ndodhë më. Në Siri siç raporton BBC, 21 pjesëtarë të Njësisë Elitë të Rojeve Republikane janë vrarë nga shpërthimi dhe të shtënat në Damask.
(ad.ti/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35