Është inauguruar sot në Turqi një nga veprat më të mëdha dhe më të rëndësishme të vendit, ura e Osman Gazi, një urë që konsiderohet si “gjerdani” i Gjirit të Izmirit.

Përveç autoriteteve të larta shtetërore turke i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili bashkë me homologun e tij turk, por edhe me drejtues të tjerë, kanë prerë shiritin e inaugurimit të kësaj vepre publike që është një projekt gjigant i ndërtuar në fushën e transportit në kuadër të objektivave 2023 të Turqisë.

Kjo urë ka nisur së ndërtuari prej vitesh dhe pritet që të ketë një ndikim shumë të madh në sektorin e transportit, ndërkohë që ndikim më të fuqishëm do të ketë në bizneset vendase.

Ura e Varur për Kalimin e Gjirit të Izmitit përbën pjesën e parë të autostradës Stamboll-Izmir, një projekt që do të kushtojë 9 miliardë dollarë. Brenda këtij viti do të përfundojë edhe pjesa e kësaj autostrade, pjesa Izmir-Kemalpasha me gjatësi 20 km, kurse e gjithë autostrada planifikohet të mbarojë në vitin 2018.
 
Ura ka një gjatë prej 2 mijë 682 metra dhe gjerësi 36 metra. Ura ka gjithsej 6 korsi dhe kohën e udhëtimit ndërmjet qyteteve Stamboll-Bursa do ta shkurtojë në 45 minuta.
 
Distanca ndërmjet dy kullave të urës është 1 mijë e 550 metra. Kjo e bën urën të jetë e katërta në botë dhe dyta në Evropë si ura më e gjatë e varur. Me makinë ura do të përshkohet për 6 minuta.

Me mbarimin edhe të autostradës Gebze-Orhangazi-Izmir rruga Stamboll-Izmir nga 9 orë që bëhet tani do të reduktohet në 3,5 orë.