Ankaraja akuzon hapur Izraelin se po synon rrëzimin e regjimit në Teheran. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se Benjamin Netanyahu “tani nuk e sheh më vetëm kapacitetin e Iranit si kërcënim, por vetë regjimin” dhe se “objektivi është një ndryshim regjimi”. Sipas tij, për momentin “nuk duket se ka një valë trazirash brenda Iranit” që mund ta çojë vendin në atë pikë.
Fidan paralajmëroi edhe për rrezikun e përhapjes së krizës në rajon, duke thënë se sulmet iraniane ndaj vendeve të Gjirit mund të krijojnë një krizë sigurie dhe se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të sillte luhatje të forta në tregjet globale të energjisë. “Duam që sulmet të ndalen menjëherë dhe diplomacia të rifillojë”, tha ai, duke shtuar se asnjë nga rreth 20 mijë qytetarët turq në Iran nuk është lënduar nga sulmet.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani kërcënon Europën: Çdo aksion ushtarak do ishte akt lufte! Sulmi ndaj ambasadës amerikane në Riad, Arabia Saudite: Kemi të drejtë të përgjigjemi







