/ATSH-ANSA/ - Qeveria turke kritikoi presidentin gjerman, Joachim Gauck i cili e konsideroi "gjenocid" masakrën e trupave otomane ndaj të krishterëve armenë gjatë viteve 1915-17.
"Presidenti Gauck nuk ka të drejtë t'i atribuojë popullit turk një krim që nuk e ka kryer", deklaroi Ministria e Jashtme turke me anë të një komunikate.
Turqia vazhdon të mohojë faktin që masakra kundër 1,5 milionë armenëve të ketë qenë gjenocid duke shkaktuar kriza të herëpashershme diplomatike me vendet që e kanë njohur.
Edhe dje, Turqia hodhi poshtë dhe dënoi deklaratat e mbajtura gjatë ceremonive me rastin e 100-vjetorit të gjenocidit armen në Erevan nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili konfirmoi se asgjë nuk mund t'i justifikonte masakrat në masë.
"Ne hedhim poshtë dhe dënojmë cilësimin e ngjarjeve të vitit 1915 si gjenocid nga presidenti rus, Putin, pavarësisht paralajmërimeve dhe thirrjeve tona", shkruante po në një komunikatë Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.
/Shqiptarja.com