/ATSH/.-Turqia e mbështet fuqishëm dialogun mes shteteve me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Kështu tha ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Songül Ozan, në një takim sot me ministren për Dialogun në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.
Ambasadorja Ozan rikonfirmoi mbështetjen e Turqisë për Kosovën në perspektivën euroatlantike dhe në fuqizimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar. Ajo tha se edhe bashkëpunimi ekonomik mes të dyja vendeve do të thellohet e po ashtu marrëdhëniet do të fuqizohen edhe më tej në të gjitha sferat.
Ministrja Tahiri e falënderoi ambasadoren Ozan për bashkëpunimin bilateral, përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, në angazhimet për shtimin e njohjeve dhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
/Shqiptarja.com