Dy aeroplanë luftarak të Turqisë kanë fluturuar afër kufirit me Sirinë pasi është vërejtur një bombardues sirian duke iu afruar kufirit me Turqinë. 

Lajmi i publikuar nga Reuters mbështetet në një komunikatë të ushtrisë turke. 

Sipas këtij njoftimi, aeroplani sirian është larguar pasi i është afruar tejmase kufirit më Turqinë. 

Në vitin 2012, Siria e ka rrëzuar një aeroplan turk në rajonin kufitar. 

Turqia dhe Siria dikur kanë qenë aleat, mirëpo pas nisjes së luftës civile, Turqia është deklaruar zyrtarisht se regjimi i Bashar al Assadit e ka humbur legjitimitetin e saj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)