Rexhep Taip Erdogan presidenti i cili po shuan ngadalë demokracinë turke shumë shpejt mund të forcojë pushtetin e tij. Turqia mund t’i drejtohet referendumit në fillim të pranverës ose edhe më herët,është kjo deklarata që dha ministri i drejtësisë Bekir Bozdag.
Për të modifikuar kushtetutën parlamenti turk duhet të votojë në favor të referendumit.
Ndërsa në vend vijojnë arrestimet pas tentativës për grusht shtetit. Autoritetet kanë lëshuar urdhër arreste për 189 nënpunës të drejtësisë mes tyre avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë.
Të gjithë të akuzuar se kanë lidhje me imamin Fetullah Gylen i cili shihet si ideatori i trazirave. Ndërkohë ministri i arsimit ka pezulluar rreth 2400 nënpunës. Duke nisur nga 15 korriku kur u shënua edhe puci i shtetit janë arrestuar të paktën 32 mijë persona dhe 80 mijë janë pushuar apo pezulluar nga administrata publike.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com