TURQI- Autoritetet turke kanë ndaluar mbrëmjen e së mërkurës një avion, pasi po trasportonte armatime nga Moska për në Damask. Sipas ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmed Davutoglu një avion pasagjerësh, i cili u detyrua të ulej në tokën turke pasi po trasportonte mall ilegal.

Sipas tij, këto materiale janë konfiskuar përpara se avioni të largohej, pasi u mor informacion se në u dyshua se po trasportohej armatime. Ministri i Jashtëm Turk nuk specifikoi nëse janë gjetur armatime ose jo gjatë kontrollit, por për agjensinë turke Anatolia ai u shpreh se në avion kishte ngarkesa ilegale për të cilat duhet të ishte raportuar.

Ndërkohë disa media vëndase u shprehën se në materialet e konfiskuara kishte kuti të pajisjeve të komunikimit ushtarake. Avioni A320 kishte rreth 30 pasagjerë në bord, ndërkohë që kapaciteti i tij ishte 180.

Ndërkohë ka patur reagime nga ana e zyrtarëve Rus, të cilët janë shprehur se ambasada e tyre në Ankara ka i kërkuar shpjegime autoriteteve Turke për këtë veprim. Ata gjithashtu kanë mohuar të kishte furnizime ushtarake në bord të avionit.

Më parë ministri Davutoglu ishte shprehur se Ankaraja ishte e vendosur në ndalimin e cdolloj furnizimi me armë nëpërmjet hapësirës së saj ajrore.
Tesionet midis Tuirqisë dhe Sirisë kanë qenë mjaft të larta që prej kohës që pesë civilë turq u vranë nga një bombë javën e shkuar.

Në përgjigje të këtij sulmi, Turqia ndërmori kundërsulm kundrejt vendit fqinj, i pari që prej kohës së kryengritjes së nisur një vit më parë kundër presidentit Bashar al Assad.
(s.f/shqiptarja.com)