Turqia ngrin raportet me BE-në
gjatë presidencës së Qipros

Turqia ngrin raportet me BE-në <br />gjatë presidencës së Qipros
STRASBURG - Kreu i Parlamentit Evropian e ka kritikuar Turqinë për kërcënimin se do të ngrijë raportet me BE-në, në kohën kur presidencën e radhës do ta marrë Qipro, të cilën Ankaraja nuk e njeh si shtet sovran.

“E kritikoj këtë. Kjo është e pamundur”, ka thënë presidenti i PE-së, Martin Shulz, i cili gjendet në Ankara në një vizitë zyrtare.

“Unë do të marrë shënime se një shtet kandidat na ka thënë se nuk do të negociojë gjatë presidencës së një shteti anëtar”, ka thënë ai.

Qiproja e merr presidencën e radhës së BE-së më 1 korrik dhe Turqia ka kërcënuar se do të ngrijë raportet me BE-në gjatë kësaj periudhe.

Qiproja është ndarë në vitin 1974, kur trupat turke pushtuan pjesën veriore si reagim ndaj një grusht shteti të nxitur nga grekët në Nikozi, që kishte për qëllim bashkimin e ishullit me Greqinë.
Turqia është i vetmi shtet që njeh pjesën veriore, e cila mban emrin, Republika Turke e Qipros Veriore.
(b.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit