Turqia nuk pranon marrëveshjen me milicinë kurde në veri të Sirisë, dakordësi kjo e kërkuar dje nga SHBA. Forcat kurde janë objektivi kryesor i sulmit turk deri në kohën kur kurdët të tërhiqen në lindje të lumit Eufrat. Më tej presidenti turk Erdogan është i interesuar të shtojë sulmet në Alepo të Sirisë.
Ditën e djeshme mediat ndërkombëtare kanë cituar burime nga zyrtarë amerikanë të cilët flisnin për një armëpushim të mundshëm mes turqisë ,rebelëve të ushtrisë siriane dhe forcave të YPG-së.Por ishte pikërisht ministri turk i çështjeve europiane Omer Celik i cili përgënjështroi këto zëra.
“Vendimi ynë është i pakthyeshëm, forcat kurdo- siriane duhet të tërhiqen në lindje të Eufratit.Republika e Turqisë është një shtet i pavarur e legjitim. Aktiviteti i këtyre forcave sjellin përfitime vetëm për grupin terrorist dhe jo për popullin kurd”, u shpreh ministri.
Ditë më parë edhe kryeministri turk Yildirim konfirmoi se lufta kundra shtetit islamik dhe ushtarëve kurd do të vijojë. Ndërkohë qeveria turke ka thirrur për shpjegime ambasadorin e SHBA-ve në Ankara John Bass. Kjo thirrje është bërë me qëllimin për të protestuar vendimin e Washingtonit i cili ka kritikuar së fundmi operacionin turk në territorin sirian.
“ Theksohet se këto kritika nuk janë aspak të pranueshme dhe nuk reflektojnë një marrëdhënie mes aleatësh”- u shpreh zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke Tanju Bilgic i cili shtoi se Ankaraja do të vijojë të luftojë kundra të gjitha grupeve terroriste që veprojnë në kufi me Sirinë e që përbëjnë rrezik për qytetarët turq.
Më tej Turqia prêt që Washingtoni të mbajë fjalën dhe të bind kurdët që të tërhiqen ndonëse kjo e fundit i ka kërkuar Ankarasë që të ndalojë sulmet ndaj YPG-së e të përqëndrohet në luftën kundra ISIS.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
kurdët,thirret ambasadori amerikan">