Turqia ka testuar me sukses dronin e parë në botë që ka armë lazer, tha politikani turk Aykut Erdogdu.
"Të shtëna të suksesshme u qëlluan nga distancat 500 [1600 këmbë], 300 dhe 100 metra," tha Erdogdu për agjencinë e lajmeve Anadolu të premten.
Droni, i quajtur Eren, është krijuar për të shkatërruar pajisje shpërthyese si bomba dhe municione nga një distancë e caktuar me përdorimin e armëve lazer. Eren u zhvillua nga kompanitë turke të mbrojtjes Tubitak dhe Asisguard. Lartësia maksimale e fluturimit të dronit është 3000 metra.
Eksperti i sigurisë, Abdullah Ciftci, ka shpërndarë foton e dronit në Twitter.
“Droni i parë në botë i prodhimit vendas dhe kombëtar i armatosur me lazer, Eren, ka gjuajtur me sukses nga 500, 300 dhe 100 metra”, ka shkruar eksperti .