Zbuten tonet mes presidentit të Turqisë dhe presidentin amerikan, ku Recep Tayyip Erdogan ditën e enjte ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.
Nga biseda telefonike që kanë pasur dy liderët mësohet se janë diskutuar çështjet dypalëshe, si zhvillimet në Siri dhe çështjet lidhur me Munbixhin dhe Idlibin, bëhet e ditur sipas një deklarate nga qendra për shtyp e presidencës.
Gjithashtu dy liderët kanë theksuar vendosmërinë për të ndërmarrë hapa konstruktivë për forcimin e marrëdhënieve Turqi-SHBA, ndërsa janë dakordësuar që të realizohen kontakte të afërta në proceset e ardhshme për çështjet dypalëshe dhe rajonale.
Përveçse sa folëm më sipër mësohet se presidenti Erdogan, me rastin e bisedës ka dënuar sulmin ndaj sinagogës në Pittsburgh të SHBA-ve si dhe i ka përcjellë ngushëllimet popullit amerikan dhe familjarëve që kanë humbur të afërmit në ngjarje duke uruar shërim të shpejtë për personat e plagosur.