Forumi i Investimeve Turqi-Shqipëri, Denaj fton investitorët të rrisin prezencën e tyre në vendin tonë

Forumi i Investimeve Turqi-Shqipëri, Denaj fton investitorët të rrisin prezencën e tyre në vendin tonë

Anila Denaj gjatë takimit të sotëm

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në Forumin e Investimeve Turqi-Shqipëri, të organizuar nga Unionet e Tregtisë të dy vendeve tona.

Në fjalën e saj përshëndetëse ministrja vuri theksin në marrëdhëniet midis dy vende.

“Marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Turqisë mbeten të shkëlqyera. Është vlerësim i vazhduar për ne, që në Turqi jetojnë një numër i madh i qytetarëve turq me origjinë shqiptare, të cilët kanë kontribuar për shtetin e kombin turk. Turqia ka dëshmuar, se është një vend mik, i cili i është gjendur Shqipërisë pranë në ditët e vështira”, u shpreh Denaj.

Sipas ministres, Turqia ishte vendi i parë, i cili pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dërgoi skuadrat e shpëtimit duke ju gjendur pranë popullit shqiptar në një nga katastrofat natyrore me të mëdha.

Tashmë, ka filluar edhe ndërtimi i banesave në zonën e Laçit, ku së bashku me ndërtimet në zonën e Thumanës, arrijnë në një vlerë investimi prej 42 milionë euro.

“Turqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë në rajon e më gjerë. Ndaj forcimi, zgjerimi dhe thellimi i pandalshëm i marrëdhënieve të shkëlqyera me Turqinë mike e aleate në NATO, në kushtet e reja të angazhimeve të përbashkëta të sigurisë, paqes dhe të zhvillimit ekonomik, mbetet një nga prioritetet e rëndësishme të politikës së jashtme të institucioneve shqiptare”, nënvizoi Denaj.

Shqipëria vlerëson kontributin e madh të Turqisë në rritjen e njohjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe vlerëson mbështetjen në vazhdimësi për shoqërinë dhe institucionet shqiptare në rajon.

Gjithashtu, Turqia është edhe një partner kryesor tregtar i Shqipërisë, ndaj Shqipëria i jep prioritet zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike e tregtare dhe nxitjes së investimeve direkt turke në Shqipëri dhe anasjelltas.

“Më lejoni të theksoj se, me kënaqësi kemi vënë re se shkëmbimet tregtare me Turqinë, pavarësisht pandemisë. Vërehet rritje prej 12% e volumit të importeve të realizuara me Turqinë, krahasuar me një vit më parë”, shtoi Denaj.

Deri më sot, kemi rreth 600 biznese turke që operojnë në Shqipëri, të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Forum i Investimeve është një ftesë e mirë për pjesëmarrje të investitorëve turq në sektorët strategjikë të vendit tonë: turizmi, transporti, infrastruktura, bujqësia, energjia, etj.

Qeveria Shqiptare vijon të ketë interes mbi nxitjen e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, blegtorisë, tekstileve dhe mbi nevojën e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit midis Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë midis qyteteve kryesore të të dy vendeve.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë