TIRANE-Kompania turke ka nisur sot punën në Laç për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë për familjet që humbën banesën në 26 nëntor nga tërmeti tragjik. Për të inspektuar nisjen e punimeve ishte ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ndërsa përfaqësuesi i firmës turke tha se pas një viti banorëve do u dorëzohen çelësat e apartamenteve. 'Duhet ta përfundojmë këtë punë brenda një viti. Gushtin tjetër njerëzit do të fillojnë të banojnë këtu. Ju jap fjalën time' tha ai.
"Për hajër" ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili tha se kjo do të jetë qendra e Laçit të së ardhmes. "Ja ku filloi edhe ndërtimi në terren i lagjes së parë për familjet që humbën strehën në tragjedinë e 26 nëntorit! Them ndërtimi në terren, sepse shumëkush në këtë faqe nuk do që ta kuptojë, se ndërtimi ka nisur prej kohësh me projektimin, i cili merr kohën e vet nga planifikimi, dizajni arkitektonik, projekt-zbatimi, studimi gjeologjik - plus në këtë rast procesi i shpronësimeve dhe miratimi i marrëveshjes me kompaninë e donatorit, ndërkohë për ndërtimet me fondet e buxhetit të shtetit, do kohën e vet edhe procedura e garës deri tek kontrata me sipërmarrjen fituese. Disa e harrojnë ose duan ta harrojnë, se në rrugën e Rindërtimit hasëm për dreq edhe Covidin, që na hëngri jo pak kohë të çmuar dhe na i shtyu me detyrim kalendarët e realizimit të Programit të Rindërtimit.
Sidoqoftë, sot në Laç nisën gërmimet dhe tanimë puna nuk do të ndalojë deri në dorëzimin e apartamenteve e të njësive tregtare nga miqtë turq, për zonën 1, ndërkohë që për zonën 2, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, po finalizohet procesi përpara hapjes së kantierit. Së shpejti hapen kantieret edhe në Durrës, me lagjen e re në Spitallë dhe pallatet e reja në pikat e ndryshme të qytetit, ku u shembën të vjetrit. Në kantieret e Durrësit, që financohen nga Emiratet e Bashkuara, do të punojë një kompani prestigjoze nga Dubai, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtësisht prej muajsh për projektet. Kavaja e Fushë - Kruja kanë nisur në terren me infrastrukturën ku do të ngrihen pallatet e reja, e së shpejti nisin të gjitha. Edhe pak durim dhe çdokush që pret apartamentin e ri, do të mund ta ndjekë me sy pallatin e vet të ri teksa hedh shtat" përfundoi Rama.
-
Mirmbrema te gjith shqipetareve esht pak per te fol per Termetin ne Durres esht ber kasaphane dhe akoma spo fillojn rindertimet, ka shum devijime aty ku esht DS3 , DS4 , DS5 Po u hahet haku duke ju ulur vlerat qe kan shpiat dhe ata qe kan mar shtepi me BANK kestet mujore nuk kan ndaluar as ditet e tmerrit as ne ditet e sotme sic flitet nga KRYEMINISTRI, Po vidhen shtepit qe nuk banojn njerez POLICET jan hequr nga cdo banes esht pak te flasesh nga cu premtua..
Përgjigju -
Po bajonetat ku jane? Apo ato nuk paraqiten ne projekt. Nuk kane lene cep te Shqiperise pa kontaminuar, ne vende te dukshme mundesisht, pra te duken sa me shume sepse keshtu e do politika e turko-arabeve.
Përgjigju -
Nuk po shof Xhamite ne projekt... apo jan turq telenovelash kto..
Përgjigju -
I fusni dhe 10 xhami të reja dhe jeni në rregull.. Shtet b*thq*rash.
Përgjigju-
Ose 10 kisha me 0 skandale brenda.
-
-
MBETURINAT E NGURTA DUHEN TE THERMOHEN DHE TE PERDOREN NE MBUSHJE RRUGESH,,,,KESHTU E BEJNE NE GJERMANI....
Përgjigju -
Te valevitet dhe flamuri turk ka mbetur.
Përgjigju-
Po aty valvitet flamuri grek ne jug ai i turkut te prishi pune ty o Lor
-
Ti o Durrsaku po do flamurin turk ik ne turqi se kuptohet leht qe te paret e tu sdo ken len jevg turk pa fut ne krevat qe ke dal ti sot me kto bindje
-
Edhe dhi e zgjebosur edhe bisht përpjetë
-
Po pse u merzite ti pa emer te valvitet dhe nuk eshte turp por miqesi
-











Komente
Komento