Turqit, nuk 'zënë mend’! Pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve, punësojnë vinça për të hyrë brenda shtëpive që të marrin plaçkat

Turqit, nuk 'zënë mend’! Pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve, punësojnë vinça për të hyrë brenda shtëpive që të marrin plaçkat

Një banor duke marrë plaçkat brenda banesës së tij

Në  Turqi pavarësisht se disa prej ndërtesave mezi kanë qëndruar ‘në këmbë’ pas tërmeteve të fuqishme që kanë goditur vendin, qytetarët kanë rrezikuar jetën duke hyrë në banesat e tyre për të marrë çfarë ka mbetur brenda.

Ekspertët iu kanë bërë thirrje që të mos tentojnë të hyjnë brenda shtëpive të cilat pothuajse janë gati për t’u rrëzuar, sepse nuk i dihet nëse vendi mund të goditet nga një tjetër tërmet që mund të rezultojë fatal për ta.

Duke bërë këtë veprim, ata tregojnë një papërgjegjshmëri të plotë duke neglizhuar thirrjet e ekspertëve. Ditën e djeshme, një tjetër tërmet i fortë, me magnitudë 5.6 ballë tronditi lindjen e Turqisë duke shembur 29 ndërtesa dhe duke zënë poshtë dhjetëra njerëz të cilët gjendeshin brenda apartamenteve të tyre për të marrë sendet personale.

Një person humbi jetën dhe qindra të tjerë u plagosën si pasojë e shembjes së disa ndërtesave. Madje siç shihet edhe në foto, turqit kanë punësuar edhe vinça për të hyrë brenda shtëpive të tyre.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen